Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve. Në këtë plan që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, si dhe në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të punohet nga shtëpia. Gjatë takimit me punonjës të transportit publik, Rama bën propozimin e papritur ku deklaroi se ditën e hënë po mendohet që mos lejohet qarkullimi i automjeteve jo për shkak ekologjike por për të kursyer sa më shumë naftë.

“Në situata të tilla krizash e këtu bota ka filluar të flasë si një mundësi dhe luftën e tretë botërore të mos pranosh faktet dhe të flasësh sikur këtu je në realitet normal dhe anormale është që qeveria flet për krizë është problem i madh. Problem shumë i madh. Agjencia përmend dhe një gjë që e kemi diskutuar dhe do ta bëjmë. Sot kemi bërë një mbledhje qeverie dhe kemi caktuar që të hënën do e bëjmë pushim, duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes.  Do të bëjmë një tjetër mbledhje që do ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse do të vendosim kështu.

Por sigurisht që do të vijë gradualisht ajo që dhe agjencia thotë e diela pa makina thotë ata. Për të kursyer jo për ekologji. Ose të flasim për tre ditë mos vajtje në punë, njësoj si me covidin por jo më për shkak infeksionesh por për shkak kursimi. Kjo është situata.”