Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Berishës për një proces ‘mafioz’ për zgjedhjen e Presidentit të ri.  Rama tha se do të pranojnë propozimin për president nga opozita, por jo nga Sali Berisha që e cilëson si “të vdekur”. Sipas Ramës, do të vijojnë konsultimet por thekson se jo të gjithë mund të duan të bëhen president.

“E para me Saliun nuk kemi asnjë punë, ai është i vdekur tashmë. Me të vdekurin që keni në mes të shtëpisë dhe nuk dini ç’ti bëni neve mos na ngatërroni. Ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie me Partinë Demokratike nëse do na e vini përballë atë”, tha Rama.