Megjithatë ai nuk la pa përmendur ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili është shpallur non Grata nga SHBA-të. Teksa thotë se atë që i kanë bërë Shqipërisë disa politikanë të korruptuar shqiptarë nuk ia ka bërë as armiku.

“Nuk jemi tërhequr, po vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet, sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Jo vetëm se e kërkon Këshillimi Kombëtar. Kush jemi në qe të privojmë shqiptarët nga e drejta e tyre për të formalizuar të ardhurat e tyre. Pse të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të atij 1 % që bën pjesë në botën e krimit dhe në çdo informalitet. Shqiptarët nuk janë kriminelë. Këtë ja kemi bërë ne vetes, përmes politikanëve që nuk kanë lënë krim pa bërë. Shqipëria nuk është as vend i krimit as i kriminelëve. Atë që i bëjnë Shqipërisë disa shqiptarë nuk ia ka bërë asnjë armik. Jemi këmbëngulës dhe të duruar, amnistia do të bëhet. Unë përfaqësoj shqiptarët, nuk jam për shprehej e vullnetit të ndonjë populli tjetër”, tha Rama.