“Nuk e çova unë Donnarumman te PSG, nuk jam shofer taksie”. Mino Raiola, menaxheri i portierit të PSG-së, është rikthyer të komentojë ngjarjet e klientit të tij, pas shqetësimit të deklaruar publikisht nga ish-lojtari i Milanit për pankinën që po kalon në Paris: “Unë merrem me interesin e lojtarëve të mi – tha Raiola -, nuk pendohem për asgjë. Nuk mendoj se është i trazuar nga situata me Navasin, por në çdo rast nuk më vjen keq. Është një fazë e re.”

Muajt e parë të Donnarummas në Francë nuk ishin aspak emocionuese, pavarësisht penalltisë vendimtare të pritur në Champions League në paraqitjen e tij të dytë në kompeticion. Alternimi me Keylor Navas është i vazhdueshëm, por për momentin Pochettino nuk e sheh atë si titullar të përhershëm: “Nuk është një fazë e veçantë – komentoi Raiola për këtë – por është një fazë e re. Nuk ka probleme. Nuk largova askënd nga Milani, unë nuk jam taksist, por shoh interesat e lojtarëve të mi”.