Ndërkohë që kryeministri Edi Rama me disa ministra të tij ndodhen në Dubai prej dy ditësh për turizëm, qindra qytetarë janë mbledhur në protestën përpara Kryeministrisë, kundër rritjes stratosferike të çmimit të naftës.

Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërhyjë për uljen e çmimit të naftës, qe po tejkalon çdo parashikim duke iu afruar 300 lekë për litër.

Kjo është protesta e parë pas rritjes së madhe që pësoi cmimi i naftës. Organizatorët paralajmërojnë për përshkallëzim të protestës nëse nuk ndërhyn qeveria.©LAPSI.al

Lojtës Videosh

00:00
00:48
Lojtës Videosh

00:00
00:19