IMG_20151006_104117
Megjithëse se kryeministri Edi Rama e mohoi që të ketë një debat mbi ndryshimet në qeveri, Ilir Meta nuk ndalet. Kreu i kuvendit nuk ka folur publikisht për takimin e së dielës por megjithëatë disa sinjale janë rë qarta. Vetë Meta kërkoi impulse të reja në qeverisje, por mënyra më e mirë për të kuptuar atë që ai kërkon është të lexosh mediat pranë tij.

Kështu “Javanevs” e cila bashkë drejtohet nga këshilltari politik i Metës, lorenc Vangjeli, ka raportuar dje se listën e kokave të prera e kryeson dyshja Gjiknuri-Ahmetaj. Dhe kjo për shkak të përgjegjësisë që kanë në daljen e informacionit për çështjen e CEZ-it. Listën e ndryshimeve në qeveri, sipas “Javës” e vijon ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe kjo me arsyen e vetme, performanca e dobët sidomos në mbledhjen e të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Një dyshe tjetër sipas “Javës”, të cilën Meta do të donte ta zbriste nga froni ministror, është edhe ajo Tahiri-Beqaj. Tahiri është sulmuar ashpër nga shtypi pranë Metës dhe ky i fundit dyshon se ai e ka nxitur qëllimisht arrestimin e Kastriot Ismailajt për ta dëmtuar. Meta dyshon gjithashtu se ministri i brendëshëm komploton me ndërkombëtarët kundër tij.Të dy ministrat, njerëz të afërt të Edi Ramës, janë shigjetuar në më shumë se një rast në këto dy vjet. Madje në rastin e Tahirit, para se policia të hynte në Lazarat, në mes të vitit 2014, LSI-ja kishte shprehur pakënaqësi të hapura publike.