Qeveria miraton kredinë studentore: Kushtet për aplikantët, kur do të bëhet shlyerja e kësteve

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar dhënia e kredive për studentët, që nuk kanë mundësi financiare që të përballojnë arsimin e lartë. Kredia do të jetë e vlefshme qoftë për studentët e arsimit bachelor, qoftë për ata të masterit.

Evis Kushi sqaroi se institucioni përgjegjës që do të jetë ndërmjetësi mes bankës dhe studentëve është Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë.

Kredia studentore, sipas ministres Kushi, do të përdoret nga studentët për të financuar studimet e tyre nëse nuk kanë mundësi ekonomike.

Evis Kushi: Kredia studentore, çdo student që ka shtetësi dje vendbanim në Shqipëri, ka tëdrejtë të aplikojë për kredi studimi, që janë edhe kostot e jetesës. Do të financohet vetëm një program studimi, ose për bachelor ose për master, institucioni që do të rendojë punën me Bankat e Nivelit të dytë do të jetë Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë.

Kredia do të jepet me dy këste, pasi të kemi marrë konfirmimin nga Universiteti që tarifa është paguar dhe studenti dhe ai ndjek studimet rregullisht. Shlyerja e kredive për bachelor duhet të nisë pas 3 vitesh, shlyerja e kredive për master bëhet 2 vite pas përfundimit të studimeve.

Sa i takon kritereve të renditjes, ka një listë prioritare, sa më e vogël është shuma aq më e lehtë do të jetë marrja e kredisë,edhe rezultatet e studentëve do të jenë një avantazh për marrjen e kredisë. Studenti mund të aplikojë qoftë në vitin e parë, qoftë në vitet e mëpasshme për kredi. Kjo është një kredi pa kolateral.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top