Qeveria i ka akorduar 10 milionë USD Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të kryer pagesën e dozave të vaksinave kineze.

Në vendimin e botuar në fletoren zyrtare më 24 mars 2021, thuhet se fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.

Pagesa do të kryhet sipas marrëveshjes me distributorin turk për të blerë vaksinat kineze, të cilat pritet të jenë fillimisht në masën 1 milion doza që do të vijnë në Shqipëri. Të parat erdhën dje.