Në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka miratuar marrëveshjen e financimit shtesë, për “Projektin Emergjent” në luftën kundër Covid-19. Kjo marrëveshje kap vlerën e 15 milionë eurove.

Kërkesa u paraqit nga ministri i Financave Hekuran Murati dhe mori mbështetje të plotë.

“Marrëveshja e financimit shtesë kap vlerën e 15 milionë eurove. Pikë kyçe do të mbetet forcimi i kapaciteteve shëndetësore. Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen për vaksinat kundër koronavirusit”, u shpreh Murati.