Reperi i famshëm Takeoff, pjesëtar i rap-grupit Migos, ka vdekur tragjikisht në moshën 28-vjeçare, pasi u përfshi në një mosmarrëveshje në një lojë me zare.


28-vjeçari, emri i së cilit është Kirshnik Khari Ball, u qëllua në Texas dhe kudo nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video nga ngjarja.

 

 

Takeoff ishte pjesëtar i grupit Migos dhe në vendngjarje ishte së bashku me mikun e tij, Quavo, i cili për fat të mirë, nuk u sulmua.