Rastet e koronavirusit në botë kanë tejkaluar shifrat prej 163 milion të prekur. Nga të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 163, 072, 423 raste. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me 32,9 milionë raste dhe 585,970 vdekje, ndjekur nga India dhe Brazili.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në botë kanë humbur jetën nga koronavirusi 3, 379, 469 persona.