Presidenti i Rusisë Vladimir Putin mori sot vaksinën antiCOVID-19, njoftoi Kremlini zyrtar. Në ndryshim nga shumë udhëheqës të tjerë botërorë, Putin e mori vaksinën larg syrit të mediave. Putini, 68-vjeç, po ndihet mirë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, tha sonte zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Udhëheqësi rus do të ketë një “ditë normale pune” nesër, shtoi Peskov, pa dhënë detaje të tjera, të tilla si vendi ku Putin u vaksinua dhe cilën vaksinë mori. Në deklaratat e mëparshme, Peskov hodhi poshtë aludimet se përse Putini do e merrte vaksinën larg vëmendjes së publikut, kur kaq shumë politikanë të tjerë shfrytëzuan rastin për të rritur besimin e publikut në vaksinat.