Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar “tradhtar kombëtarë” të gjithë rusët që janë pro Perëndimit. Udhëheqësi rus, forcat e të cilit janë bllokuar në Ukrainë ndërsa shteti përballet me katastrofë ekonomike për shkak të sanksioneve perëndimore, shpesh ka fajësuar ndikimet perëndimore për atë që mundon vendin e tij.

“Perëndimi do të përpiqet të mbështetet në të ashtuquajturën kolonë të pestë, tek tradhtarët kombëtarë, tek ata që fitojnë para këtu me ne, por jetojnë atje. Dhe dua të them ‘jetoni atje’ as në kuptimin gjeografik të fjalës, por sipas mendimeve të tyre, ndërgjegjes së tyre skllavërore”, tha Putin.

Termi “kolona e pestë” zakonisht i referohet simpatizantëve të armikut dhe e ka origjinën gjatë Luftës Civile Spanjolle.

Putin ka imponuar besnikëri të verbër ndaj mediave ruse dhe në fillim të këtij muaji nënshkroi një projekt-ligj censurimi duke e bërë gati të pamundur për organizatat ndërkombëtare të lajmeve raportimin e saktë të lajmeve brenda ose nga Rusia.

Por pavarësisht kësaj shtypjeje, një gazetare e televizionit shtetëror rus protestoi të hënën kundër pushtimit të Ukrainës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë lajmesh në rrjetin Channel One të kontrolluar nga Kremlini.