IMG_20150814_085613
Pas shtypit të majtë fjalën tani e kanë marrë gazetat opozitare për të sjellë fakte të reja lidhur me pushimet e ministrit Sajmir Tahiri në Korfuz. A ka pushuar ai vërtet në ishullin grek? Po ti besosh gazetës “RD” e cila pretendon se ka informata të reja ministry i brendëshëm ka udhëtuar drejt Korfuzit të shtunën më 1 gusht. Ai nuk ka marr tragetin që e lidh ishullin grek me sarandën por ka preferuar të kalojë me 5 makina kufirin toksor për të shkuar drejt Igumenicës.

A është i vërtetë ky pretendim i gazetës së demokratëve? Ajo vetë nuk jep fakte të reja por pretendon se fotot që u botuan në suplementin veror të gazeta shqiptare janë bërë kur ministry po kthehej nga pushimet ne Korfuz.

Lidhur me telenovelën se ku ka pushuar tahiri u zhvillua një “betejë” e bërtetë mediatike.

Pasi suplementi veror i Gazeta Shqiptare botoi disa foto të Saijmir Tahirit në Sarandë, si për të përgënjeshtruar pretendimin e homologes së saj Dita, se ministri i Brendshem po pushonte në një hotel super të shtrenjtë në Korfuz, kjo e fundit i ka shtruar disa pyetje Tahirit. “Nuk duam të merremi as me faktin nëse mjekroshi është Sajmiri, as nëse dikush mund të jetë pa problem edhe në Korfuz edhe çerek ore larg Korfuzit. Por pas këtij botimi kemi disa pyetje publike (për ministrin, jo për Summes P.). Përgjigjen e duam zyrtarisht dhe drejtpërdrejt, jo me goditje nga këndi: Keni qenë z.ministër në vilë në Korfuz? Sa kushton ajo vilë? E keni paguar ju apo miku juaj që ju shoqëronte? A i keni premtuar atij postin e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Tatimeve? Pasi t’u përgjigjeni publikisht këtyre pyetjeve, ne do të publikojmë ku e kemi mbështetur raportimin për qëndrimin tuaj në Korfuz”, shkruan Dita.

Gazeta Dita pretendonte se kishte shumë më tepër informacion se ato që shkruante. Ajo i ngriti pikpyetjet e saj. Por deri më tani, megjithëse e ka një detyrim moral, Sajmir Tahiri nuk është përgjigjur. Ai provoi një taktikë të tërthortë duke u përgjigjur me fotot e botuara nga gazeta shqiptare. Por edhe vetë gazeta që iu kundërvu homologes së saj Dita duke bërë alibinë e Tahirit, ka një obligim. Ajo duhet të sqaroi se kur janë bërë ato foto, kush i ka kërkuar dhe jo të fshihet pas faktit sikur një paparac i thjeshtë e paskësh kapur rastësisht ministrin. Për këto dilema ende nuk ka përgjigje. Ndërkohë që gazeta RD pretendon se ka fakte të reja.
sajjjj