Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë devijim të trafikut nga dita e nesërme në lindje të Unazës së Madhe si pasojë e punimeve. ARRSH njofton se për këtë arsye do të devijohet trafiku në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet rrethrrotullimi i Shkozës për rrugën “Alajdin Frashëri”. Bllokimi do të nisë nga dita e nesërme nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

“Në Unazën Lindore Loti 2, në përputhje me grafikun e punimeve do të fillojnë punimet e asfaltimit në rrugën “Alajdin Frashëri”. Duke filluar nga data 02.06.2022, ora 11:00 deri në orën 16:00, trafiku do të devijohet në kryqëzimin e Surrelit dhe do të bllokohet përkohësisht në rrethrrotullimin e Shkozës për rugën “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet. Në këto pika do të vendoset sinjalistika e përkohshme për devijimin dhe orientimin e trafikut në kryqëzimin e Surrelit në drejtim të Farkës dhe bllokim rruge në rrethrrotullimin e fundit në Shkozë, ku kalimi do të behet në drejtim të Unazës. Bashkëlidhur skema e rrugës “Alajdin Frashëri” që do të asfaltohet, me zonën ku do të kryhen punimet dhe pikat e devijimit të trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve”, njofton ARRSH.