Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të hënë ekstraktin e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet e datës 25 Prill 2021. Njësoj si katër të parët, ky ekstrakt do të publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 Janar 2021. Të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund ta kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve përmes portalit e-Albania.