Pas daljes nga ‘Big Brother VIP’, Monika Lubonja është më aktive në rrjetet e saj sociale. Madje ditën e djeshme, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e shumtë.


Fansat kanë qenë kurioz që të dinë sa më shumë rreth saj, duke e pyetur që nga projektet, jeta private e deri te marrëdhënia me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 

Pasi ka zbuluar se do të vi me një projekt në televizion, Monika Lubonja i është përgjigjur edhe pyetjes: “Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?”

 

“Sepse jam në kërkim, nuk ka dal akoma Princi”, shprehet mes të qeshurash Monika Lubonja.