xhela
Në drejtimin e Bashkisë Kamëz nga Xhelal Mziu u miratua plani urbanistik i qytetit, u asfaltuan mbi 140 km rrugë, u ndërtuan ujësjellës e kanalizime, 18 shkolla dhe kopshte me standarde evropiane, u ndërtua Pallati modern i Kulturës, stadiumi i qytetit, palestra, u ngrit klubi shumësportësh “Kamza”, sistem i plotë adresash, telefoni fikse dhe linjë interneti, u krijuan kënde për fëmijët e ambiente për moshën e tretë. Sot Kamza është një qytet i pastër. Gjatë qeverisjes së Xhelal Mziut u trefishuan bizneset dhe u krijuan mbi 10 mijë vende të reja pune. Janë mbështetur të rinjtë, shtresat në nevojë, fëmijët jetimë e moshën e tretë. Janë krijuar lidhje bashkëpunimi me një sërë qytetesh evropiane, duke përfituar projekte nga fondet e BE-së dhe KE-së e institucione të tjera ndërkombëtare. Votoni për Xhelal Mziun! Votoni për urbanizimin e mëtejshëm të Kamzës dhe Paskuqanit! Votoni për punësimin e të rinjve dhe të rejave! Votoni për kthimin e dinjitetit të qytetarëve vitalë të Kamzës dhe Paskuqanit!