Një situatë tipike: shoh një djalë, më pëlqen, i marr vesh emrin, e kontrolloj në Instagram. Kur gjej gjithçka, më humb interesi; por kur ka 0 postime dhe e ka të barabartë numrin e ndjekësve me ata që ndjek, më duket shumë seksi.


Pse ndodh kjo?

 

Sepse e para, nuk bie pre e virtualitetit dhe e manisë për të pasur një jetë aktive në rrjetet sociale. Ai bën qejf, del dhe askush s’e di ku.

 

E dyta, nuk e stërvit gishtin e madh me like nëpër çdo foto që qarkullon nëpër Instagram.

E treta, të ngjall shumë kuriozitet. Ç’po fsheh? Pse është kaq enigmatik?

E konsiderojnë Instagram-in si një humbje kohe. Domethënë, pozicioni i fotos, postimi i duhur, një video që merr reagime. Shumë punë…

 

Ka më shumë kohë të flasë në telefon, të dalë, të bëjë aktivitete dhe të takoj miq REALË.

Edhe kur ndahesh, e ke më të thjeshtë. Se mund të hedhësh kunja në story, shprehje, ndonjë këngë a reels, por ç’kuptim ka kunja nëse personi që i drejtohet as nuk e di fare se ç’bëhet nëpër Instagram?

 

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare