Nga tre vaksinat e aprovuara në Europë, asnjë nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën 16 vjeç: jo për ndonjë efekt anësor të pakapshëm, por sepse fëmijët dhe adoleshentët nuk janë përfshirë në provat e kryera deri më tani. Vaksinat anti-covid të Moderna dhe Oxford-AstraZeneca janë të autorizuara për moshat 18 vjeç e lart, Pfizer-BioNTech mund të bëhet nga 16 vjeç. Sidoqoftë, gjërat janë të destinuara të ndryshojnë. Sepse nëse është e vërtetë që provat e ilaçeve pediatrike zgjasin më shumë, në planin afatgjatë, vaksinimi tek të rinjtë ka një efekt mbrojtës për të gjithë.

Me pak doza të vaksinave të disponueshme dhe një vdekshmëri të paekuilibruar midis të moshuarve, është e kuptueshme që do të duhet të fillojmë të vaksinojmë edhe më të rinjtë: duke vepruar në këtë mënyrë ne ulim presionin mbi spitalet dhe shpëtojmë më shumë jetë. Por duke menduar për një të ardhme në të cilën covid do të jetë i pranishëm si një sëmundje endemike, e aftë të ndizet vetëm tek ato më të brishtat, ideja e vaksinimit të fëmijëve dhe adoleshentëve është gjithashtu e mbushur me kuptim. Nuk është për t’u habitur, të dy Pfizer dhe Moderna tashmë kanë rekrutuar, ose janë duke rekrutuar, vullnetarë adoleshentë mbi moshën 12 vjeç për provat e vaksinave të tyre, ndërsa Johnson & Johnson tashmë ka përfshirë 12 deri në 17 vjeç në testimin e produktit të saj anti-covid, jo të aprovuar akoma.

Megjithëse vdekjet dhe shtrimet në spital janë jashtëzakonisht të rralla tek të rinjtë, rastet e sëmundjeve inflamatore multisistemike janë dokumentuar megjithatë midis fëmijëve dhe adoleshentëve dhe efektet afatgjata të një infeksioni të mundshëm të covidit janë ende të panjohura. Fëmijët me sëmundje të mëparshme mund të kontraktojnë sëmundjen në një formë më të keqe, ashtu siç vërehet tek të rriturit, për të mos përmendur që ndjekja e shkollës kërkon mbajtjen e kontakteve shoqërore. Për më tepër, është parë që fëmijët që u përkasin pakicave ose që jetojnë në kushte të vështira janë më shpesh viktima të formave të rënda ose fatale të covidit.

Por duke imunizuar më të riun, mund të merren përfitime që mund të shtrihen në çdo grup të popullsisë. Siç shpjegohet në një artikull në versionin amerikan të Wired, nën 18 vjeç përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullatës që nuk mund të mendohet të lihet pas, veçanërisht duke pasur parasysh që efekti mbrojtës i vaksinave nuk zgjat përgjithmonë dhe se virusi mund të shndërrohet në më shumë rezistent. Duke pasur parasysh këtë, është e dobishme të vaksinohen ata që – të tillë si fëmijët dhe adoleshentët – vijnë rregullisht tek pediatri disa herë në vit për vaksinat e zakonshme. Përfshirja e vaksinave anti-covid në programin rutinor të vaksinimit do të krijonte një pengesë brezash ndaj virusit, shumë më efektive sesa pa përfshirë fëmijët. Ndërsa plakemi, mbajtja e pacientëve në oraret e rregullta të vaksinimit bëhet më e vështirë. (Focus)

Edel Strazimiri / SCAN