prenga-straz-1024x769
Partia Socialiste përjashton nga Grupi Parlamentar deputetin e Qarkut Lezhë, Armando Prenga.

Vendimi është marrë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Laç, ku deputeti Prenga plagosi me armë 4 persona brenda komisariatit të qytetit.

“Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e PS. Ai duhet të japë llogari para ligjit për ngjarjen në Laç”, tha deputetja Olta Xhaçka në një deklaratë për media.

Deputeti socialist është arrestuar pas kësaj ngjarje dhe momentalisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.