Partia Socialiste ka depozituar mesditën e kësaj të mërkure, 10 shkurt, kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pritet që ditën në vijim, KQZ të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore.

Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt, ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te jene regjistruar koalicionet.

Ndersa deri ne datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.

Partitë e regjistruara deri sot në KQZ

Partia Lëvizja për Ndryshim;

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare;

Partia Ora e Shqipërisë;

Partia Aleanca Demokratike Shqiptare;

Partia Bindja Demokratike;

Partia Lëvizja e Legalitetit;

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet;

Partia Balli Komëtar;

Partia Emigracioni Shqiptar;

Partia Reformave Demokratike e Shqipërisë.