Pas protestave të shumta në disa qytete të vendit, rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, ka nxjerrë në rrugë disa dhjetëra banorë në Lushnjë. Fermerët e Lushnjës, Fierit dhe Divjakës kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve të produkteve të nevojshme për bujqësinë. Ata kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës, por dhe plehrave kimikë.

Lojtës Videosh

00:00
00:07

Fermerët janë mbledhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ndërkohë që forca të shumta policie janë mobilizuar në terren për të penguar që qytetarët të bllokojnë autostradën Lushnjë-Fier. Me forcë, ata kanë çarë kordonin e policisë dhe më pas janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

 

 

Lojtës Videosh

00:00
00:10