Pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm të qytetarëve për pushtimin e tij në Ukrainë, të paktën 1,300 njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë të mërkurën për pjesëmarrje në protestat mbarëkombëtare kundër luftës.

Pamjet e publikuara tregojnë policinë duke goditur demonstruesit në qytete të shumta. Ndërsa disa protestues në qendër të Moskës u arrestuan nga policia.

Policia arrestoi protestuesit në 38 qytete në Rusi të mërkurën, sipas shifrave të publikuara pak pas mesnate nga grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info. Zëdhënësja e grupit Maria Kuznetsova i tha CNN se të paktën katër stacione policore në Moskë, disa nga protestuesit e arrestuar nga policia e trazirave po dërgoheshin drejtpërdrejt në ushtrinë ruse.

Nga më shumë se 1,300 personat e arrestuar në mbarë vendin, më shumë se 500 ishin në Moskë dhe më shumë se 520 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info.