Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të martë rektorët e universiteteve publik dhe jopublik, pas protestës së pedagogëve. Në takim, kryqeveritari ka thënë se kjo është hera e fundit që qeveria bën rritje pagash uniforme për universitetet. Duke folur mbi rankimin e institucioneve të arsimit të lartë, Rama u shpreh se qeveria në të ardhmen do të mbështesë ato universitete që do t’i sjellin më shumë shoqërisë dhe do të ofrojnë më shumë për studentët.

“Ne është hera e fundit që bëjmë rritje page unifrome. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë dhe që u ofrojnë më shumë studentëve. Nuk do të ketë një rritje page për Universiteteve që të mos jetë një rritje e kombinuar mes ndërhyrjes së shtetit dhe nga futja si aktor në treg. Kampuset universitare sot nuk janë fjetore. Pra kemi mësimin kemi edhe fjetoren por janë edhe hapësirat ku takohet universiteti me biznesin, tregun.

Në kampet universiteteve është edhe prania e bizneseve që kanë interes për të bashkëpunuar. Universiteti Bujqësor me qasjen e re, falë lidershipit të rektorit, një nga kontributet më të rëndësishme të PD rektori, do të jetë vendi ku kampusi do të sjellë aty kompani që janë të interesuara për të marrë dijen e universitetin dhe të rrisin të ardhurat e të paguajnë universitetin.”