Kryeministri Edi Rama ka folur për masat e sigurisë që do të merren ditën e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë. I për protestën e 6 dhjetorit ai tha se masat janë standarde të vendosura nga Këshilli Evropian. Rama e theksoi samitin si ngjarjen më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Këtu nuk ka palë që tërhiqen ose nuk tërhiqen. Këtu ka një aktivitet që është më i rëndësishmi në historinë e marrëdhënieve ndërkombetare të Shqipërisë. Nuk ka ndodhur kurrë që në Shqipëri të zbresë gjithë kontinenti në mbështetje të Shqipërisë dhe asaj linje të kristalizuar që e sheh Shqipërinë si faktor kyç në rajon dhe përmes rajonit pastaj edhe në Europë. Këta nuk mund ta marrin peng Shqipërinë, aq më tepër një samit të këtyre përmasave. Këtu hyn në fushë siguria dhe garanitmi i masave të kërkuara të liderëve dhe delegacioneve të gjjithë Europës”, tha Rama.