Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbështetur protestën e sotme të pedagogëve. Para medieve Berisha ka thënë se kërkesat e tyre ishin legjitime. Ai ka krahasuar situatën me atë në Prishtinë. Sipas Berishës, pedagogët paguhen dyfishin e shumës që paguhen ata në Tiranë.

“Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëmn të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është jashtëzakonisht i rëndësishëm që synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogë, punonjës e studentë nuk po këkrojnë asgjë tjetër veçse ato që  sot gëzojnë kolegët e tyre në Prishtinë. Sot në universitetin e Prishtinës pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës”, tha Berisha.