Një propozim i ri për ndryshim të rregullave të qarkullimit në rrugë ka ardhur nga radhët e socialistëve. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla u shpreh se duhej një ndryshim në shpejtësinë në autostrada nga 110km/h në 130km/h, duke e afruar më afër kështu sipas tij me standardet e Bashkimit Europian. Balla propozoi gjithashtu që të ulet edhe shpejtësia nga 40km/h në 30 km/h brenda qytetit, pasi sipas tij kjo shpejtësi është shumë e lartë dhe shkaktare për aksidente. Ndërkohë, ai shtoi që ky propozim duhet të konkludohet në një draft përfundimtar që të ketë dakordësi nga e gjitha palët.

Një propozim i tillë ka gjetur edhe dakordësinë e opozitës, ndonëse kanë shprehur edhe rezerva.