Keshilli rregullores

Deputetët e opozitës u kërkuan disa herë përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme dokumentat shoqëeruese të kërkesës së organit të akuzës për autorizimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Përfaqësuesit e akuzës refuzuan duke argumentuar se ata përbëjnë sekret hetimor. Edhe avokatët mbrojtës të deputetit Frroku kërkuan materialet mbi të cilat e mbështet kërkesën e saj Prokuroria. Veç faktit që ka një kërkesë të Interpolit belg për shpalljen e Mark Frrokut në kërkim ndërkombëtar, Prokuroria nuk paraqiti të tjera dokumenta. Por çfarë parashikon Rregullorja e Kuvendit dhe Kodi i Procedurës Penale për këto raste? Në bazë të nenit 118 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërise dhe  nenit 288/2 të Kodit të Procedurës Penale, anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit duhet ta shtyjnë mbledhjen deri sat ë vijnë dokumentat e provat që kërkohen, në respekt të ligjit.