Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka futur brenda selisë mediat dhe po iu tregon atyre demet që janë shkaktuar nga protesta e sotme. Kryedemokrati ka shoqëruar përfaqësuesit e medias për të filmuar gjithçka që la pas tubimi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në korridoret e selisë shihen xhama e dritare të thyera, karrige e tavolina të shkatërruara.