adoleshenti
Marsel Qeleshi nuk është 14, por 18 vjeç dhe duhet të qëndrojë në burg, sipas prokurorisë. Në kërkesën drejtuar gjykatës, thuhet se pasi qëlloi me gur ndaj autobusit të kombëtares serbe, ai akuzohet për shkatërrim të pronës, prishjes së qetësisë publike dhe veprime të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Qeleshi u arrestua nga forcat e komisariatit nr.3 në kryeqytet ditën e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë. Fillimisht për të u raportua se ishte minoren dhe vetëm 14-vjeç, por sipas Prokurorisë ai është 18-vjeç, pasi ka lindur në vitin 1997.