Elita 5 janë duke përgatitur një projekt gjigant për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre.
Emisioni “SHOW TIME” mëson se projekti i ri grupit nga Tetova, i dedikuar për të gjithë shqiptarët, është në fazën e përgatitjeve finale dhe gjithçka do të paralajmërohet zyrtarisht gjatë ditëve në vijim, nga vetë anëtarët e grupit Elita 5.

ELITA 5 është i vetmi grup shqiptar që kanë prekur mbi 40 viteve në skenën muzikore, duke vazhduar të jenë aktiv për adhuruesit e tyre, dhe duke sjellë kohë pas kohe projekte të reja muzikore.