Procesi/ A do e rikthejë Kushtetuesja Veliajn në zyrë

Ai që avokatët e vet e konsideruan së fundi, pa mëdyshje, si një të “burgosur politik”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, do të lërë nesër qelinë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Ramës për shkarkimin e tij.

Me një proces blitz, kreu i PS, në 11 shtator shpalli nga asambleja e socialistëve shkarkimin e Veliajt dhe në të njëjtën frymë emëroi Ogerta Manastirliun si kandidate. Pas gjashtë ditësh, më 17 shtator, këshilltarët e PS-së hodhën firmat e tyre nën presion, për ta vulosur atë që u bë fakt më 23 shtator, kur këshilli bashkiak, në aleancë me PD-në, votoi shkarkimin e kryebashkiakut. Pa humbur kohë kryeministri e nënshkroi dekretin e shkarkimit dhe me të njëjtën urgjencë presidenti Begaj, dekretoi në 1 tetor zgjedhjet e parakohshme për Tiranën, ndonëse një ankimim i Veliajt në Kushtetuese që e konsideronte këtë shkarkim të paligjshëm e ndalonte ta bëte këtë.

Pikërisht ankimimin e kryebashkiakut të hequr qafe nga partia e tij do të fillojë të marrë në shqyrtim kushtetuesja. Ai pretendon se këshilltarët bashkiakë që kanë votuar dhe Rama që ka nënshkruar kanë kryer një akt kundër ligjit themeltar të shtetit, neni 115 i të cilit e shpreh qartë se “shkarkimi i një kryetari bashkie bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

Ankimi në Kushtetuese/ Erion Veliaj ngrin fushatën e PS për Tiranën

Deri këtu pozicionet juridike mes palëve janë të qarta. Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë si kryebashkiak, pasi as ka shkelur ligje, as është arrestuar në flagrancë, as ka marrë dënim të formës së prerë, ndërsa partia e tij, nën gjurmët e të cilave ecën dhe presidenti Begaj, pretendon se ai duhet të shkakrkohet pasi ka munguar më shumë se tre muaj në punë.

Por, përpos aspektit juridik kjo përplasje ka edhe anën e saj politike. Pasi Rama e shkarkoi dhe Bajram Begaj shpalli zgjedhjet e parakohëshme, të gjitha këto u zhbënë nga një vendim i ndërmjetëm i Gjykatës Kushtetuese, e cila e anulloi garën e 9 nëntorit për Tiranën, deri sa të jepej një vendim përfundimtar për shkarkimin e kryebashkiakut.

Bushati: Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

Nga ana formale gjykatësit kishin të drejtë. Presidenti e kishte shkelur me dy këmbët ligjin që nuk e lejonte të shpallte zgjedhje nëse i prekuri, në këtë rast Veliaj, ankomohej. Por gjithësesi vendimi krijoi një efekt surprizë. Pse një Gjykatë Kushtetuese që rëndom ka marë vendimet që ka dashur qeveria, këtë herë veproi ndryshe? Aq më fortë ngjante surpriza kur shihej se vendimi ishte marrë 8-0 në favor të tij? A mos kishte një konsensus politik për ta bërë këtë?

Pikërisht kjo pyetje do të shtrohet edhe në seancën e 31 tetorit? Kur të njëjtën gjyqtarë nuk do të gjykojnë më për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, por për themelin e çështjes: nëse ishte i drejtë apo jo shkarkimi i Veliajt për mungesë në punë? Duke nisur nga precedenti i pak kohëve më parë, kur ata votuan unanimisht kundër asaj që kishte kërkuar Edi Rama, shtrohet dilema: Mos vallë 8 gjykatësit e kushtetueses u pavarësuan appritur? Apo në të kundërt është thjeshtë pushteti që ka ndryshuar mendje. Në këtë rast, ajo që pritet të kuptohet nga gjykimi që fillon këtë 31 tetor, nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë e shkarkimit të Veliajt, por edhe me faktin nëse do të zhvillohen zgjedhjet e Tiranës. Pasi nëse i japin të drejtë Lalit, anëtarët e kushtetueses nuk vendosin vetëm ta lënë atë padron të zyrës së tij të boshatisur, por anullojnë automatikisht edhe garën e nisur mes Ogerta Manastirliut dhe Florian Binajt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top