Vazhdojnë problemet për Shakirën, pas ndarjes nga futbollisti Gerard Pique këtë verë.


Një i ri ka deklaruar se është djali i këngëtares kolumbiane. I riu, identiteti i të cilit mbetet mister, pretendon se është produkt i një marrëdhënieje që sipas tij Shakira dhe aktori Santiago Alarcon kishin vite më parë.

 

Aktori kolumbian Santiago Alarcon ka reaguar i pari për pretendimet, duke thënë se familja e tij po ngacmohet nga një i ri që pretendon se është djali i tij.
“Jam viktimë e ngacmimit dhe zhvatjes nga një i ri, emrin e të cilit do ta heq me rekomandimin e avokatit, por do ta quajmë djalë”, deklaroi Alarcon teksa bëri këtë zbulim.

 

“Thotë se e kam dhënë për adoptim në vitin 1992, por atëherë kam qenë 12 vjeç.

Ky është një rast zhvatjeje sepse më kërkon 835 milionë pesos.

Nuk do të më besoni dhe më vjen turp t’i vë emrin, por duhet ta vë emrin që të shihni absurditetin e historisë, pasi ai pretendon se nëna e tij biologjike është Shakira.

 

Imagjinoni sa larg ka shkuar kjo. Kam frikë për sigurinë time, sigurinë e fëmijëve të mi, sigurinë e familjes sime”.

Santiago Alarcon e ka bërë publike akuzën në një video në Instagram që logjikisht është bërë virale, ndërsa ka denoncuar edhe në polici. Nga artistja nuk ka pasur asnjë reagim deri tani.