durres_0
Ka nisur me reshje shiu fundjava në Shqipëri. Gati në të gjithë vendin nuk kanë munguar reshjet. Parashikimet trregonë për një stuhi gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme.

Një stuhi e fortë nga veriu i Afrikës do të kalojë nëpër Mesdhe që nga pasditja e së premtes, duke prekur jugun e Italisë, Greqinë dhe bregdetin perëndimor të Gadishullit Ballkanik.

Sipas ueb-faqes “Weather.com”, e specializuar në parashikimin e motit, Shqipëria do të preket më tepër gjatë të shtunës pasdite, me shira të rrëmbyer dhe erëra deri në 85 kilometra në orë.

Të hënën parashikohet një përmirësim i lehtë i motit, por reshjet rinisin sërish të martën e të mërkurën.

Aktualisht në Tiranë shumë rrugë janë të përmbytura nga uji, duke rënduar së tepërmi lëvizjen e automjeteve dhe kalimtarëve.