Princ Harry ka kërkuar që publiku të “ndalojë së foluri” për grindjen e tij me Princ William, ndërsa ata vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Njerëzit duhet të ndalojnë së foluri për të gjitha këto gjëra dhe të përqendrohen te gjyshja ime,” i tha Harry një shoku sipas The Times. Gazeta citoi gjithashtu një burim që tha se Princi është “i fokusuar vetëm në të bërë atë që është e drejtë për të nderuar Mbretëreshën”. Insajderi shtoi se Uilliam po përjeton  vdekjen e gjyshes së tij dhe nuk është i fokusuar në  marrëdhënien e tij me Harry-n”. “Ata po përpiqen të bëjnë më të mirën”.

Dyshja janë vendosur në një front të bashkuar që kur monarku vdiq më 8 shtator. Ata u angazhuan në një shëtitje të përbashkët mbretërore për të përshëndetur vajtuesit. Gjithashtu ecën pas arkivolit të Mbretëreshës kur ajo u largua nga Pallati Buckingham javën e kaluar.

Mosmarrëveshja e vëllezërve është përfolur shpesh në media. Por, vëmendja u rrit më shumë pasi Meghan dhe Harry u tërhoqën nga rolet e tyre mbretërore në janar 2020. Dyshja foli për largimin në një intervistë  me Oprah Winfrey.

“Unë e dua William ” tha Harry në atë kohë.  “Ne kemi kaluar nëpër ferr së bashku dhe kemi një përvojë të përbashkët. Por, tani jemi në rrugë të ndryshme”,u shpreh ai.