Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në zbatim të nenit 84 të Kushtetutës, pika 4, ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”.

Pranimi i kësaj kërkese bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi. Presidenti Meta ka dhënë pëlqimin vetëm për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, me qëllim mos pengimin e mundësive për përdorimin e instrumentit të eurobondit sipas kushteve më të favorshme.