Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të enjte emërimin e komandantit të ri të Forcës Ajrore. Bëhet me dije se këtë post do ta mbajë Ylli Pulaj. Deri më tani, Pulaj ka qenë zëvendës-komandant i Forcave Ajrore.

Gjithashtu kreu i shtetit i ka dhënë gradën e gjeneralit, Bilbil Bitrit, që është drejtues në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.