Presidenti i UEFA-s beson se Karim Benzema do ta fitojë Topin e Artë këtë sezon.


“Unë mendoj se Benzema do ta fitojë Topin e Artë”, i tha Aleksander Ceferin presidentit të Real Madridit, Florentino Perez , përpara finales së Ligës së Kampionëve.

Karim ka shënuar 44 gola në 45 ndeshje për madrilenët këtë sezon dhe ka 15 asistime. Ai ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje të Champions League.