Shqipëria edhe pas 110 viteve ndodhet e copëtuar në 4 shtete.Shqiptarët duke lënë vendin e vetë masivisht … Asgjë nuk është arritur në çështjen kombëtare. Jemi ne po ata kufinj të 1912 dhe rreth 70 mijë km2.
Janë jashtë territorit të Shqipërisë , Kosova rrezikon përsëri nga Serbia dhe asgjë ska arritur në anëtarësim në Okb dhe është me rrezoluten 1244 me fusnot.
Qeverite shqiptare dhe ajo e Kosovës bëjnë shfaqje patriotike duke bërë reklamë si dikur për bashkimin e Kosovës me ne.. Kosova po humbet betejën diplomatike me Serbin . Ajo është më izoluar se kurrë. Me çlirimtarët në burg dhe me një qëndrim në vendnumero të njohjes ndërkombëtare dhe nga vendet e Be-së. Ajo ështe më e izoluar se kurrë duke ju bërë presion për asosacionin e komunave Serbe në veri. Tërheqja e qeverisë Kurt inga targat tregoj se diplomacia Serbe po përparon… Dhe po bëhet gati të rivijë në Kosovë.
Diplomacia Shqiptare në vend që të loboj për njohjen e Kosovës anëtarësim në Okb bën miqësi serbe dhe ballkan të hapur pa Kosovën.
Shqiptarët sot skanë as qeveri skanë as ushtri asnjë paisje për të përballuar ushtrinë e fortë dhe pajisur Serbe.. A sështë kjo politikë njësoj si dikur..
Serbi e fortë në te gjitha aspektet e cila ka përballe një Shqipëri që ska as tanke .Prandaj Shqiptarët në Shqipërinë natyrale të marin fatet e kombit në dorë.
Shqiptarët kanë nevojë për udhëheqës të rinj. Jo spiun serbo-grekë që e katandisën kështu atdheun tonë.
Të ngrihemi të shpëtojmë Shqipërine pastaj do jetë vonë.
Shkruar nga Z. Flamur Buçpapaj/ radionacional.al