Partia Socialiste do të mbledhë këtë të premte kryesinë e partisë dhe mësohet se fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Mbrëmja e së shtunës 4 qershor 2022  pritet ta gjej Shqipërinë me një president të ri të zgjedhur vetëm me votat e PS. Shumicës socialiste do t’i duhet që deri në orën 12:00 të po të njëjtës ditë të depozitojë kandidatin apo kandidaten bashkë me 20 firma propozuese.

Më pas do të jetë Komisioni i Ligjeve që do t’i dërgojë kuvendit raportin përkatës për t’i hapur rrugë votimit në seancën e posaçme parlamentare, nga ku zgjidhet presidenti me vetëm 71 vota pas ezaurimit pa kandidat të tre raundeve të para.