Bayern Mynih është i impenjuar me merkaton, ndryshe nga klubet e tjera që mendojnë për përforcime, duke tentuar të blindojnë elementët e cmuar të formacionit bavarez. Në mënyrë të veçantë është duke u diskutuar prej ditësh për rinovimin e kontratës së Niklas Sule, por edhe lojtarë të tjerë, që do të mund të ndryshojnë, në një farë mënyre, fatin e klubit. Presidenti, Herbert Hainer, ka folur pikërisht për situatën e mbrojtësit, por edhe të ardhmen e Roberto Lewandowskit dhe Manuel Neuer.

Në lidhje me mbrojtësin e kombëtares gjermane, sipas asaj që raporton Bild, numri një i klubit ka thënë: “Kemi bërë një ofertë, tani vendos ai nëse do ta pranojë, apo jo. Në të vërtetë do t’i japim një kohë të caktuar për të vendosur, sepse pastaj do të duhet të gjejmë një mënyrë për ta zëvendësuar. Do të vijë momenti në të cilën do të jemi të qartë për këtë gjë, nuk mund të them tani për kohë të sakta”.

Për rinovimin e portierit situata është më e qetë: “Jam plotësisht i bindur që Manuel Neuer do ta mbyllë karrierën tek Bayern Mynih. Sigurisht që mund të luajë edhe për disa vite në nivele të larta. Për mua është përsëri portieri më i mirë në botë dhe do të isha i lumtur të lajmëroja zgjatjen e kontratës”. Cështja është pak më delikate kur vjen puna tek qendërsulmuesi Lewandowski. Politika e bavarezëve është që rinovimet për mbi 30 vjec të jenë vetëm për një sezon, edhe pse për polakun (në skadencë në 2023) mund të shkohet deri në 2025: “Drejtori ynë sportiv është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët. Kemi ende edhe pak kohë për këto raste, ka një kontratë deri në fund të qershorit 2023. Sikurse kam thënë, do të isha i lumtur nëse do ta mbyllte kontratën këtu me ne”.