2013_08_15_Albania_na_moto_292
Presidenti Bujar Nishani, ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend, ligjin Nr. 93/2015 “Për turizmin”.
Në argumentet për kthimin e ligjit për rishqyrtim, Presidenti bënë të ditur se, përdorimi i fondeve nga buxheti i shtetit, për projektet e turizmit, pa prokurim publik, është në kundërshtim me ligjin Nr. 9643, datë 20. 11. 2006 “Për Prokurimet Publike në RSH-së”,
Së dyti, presidenti vëren si argument kundërshtues, se, transferimi i pronave në zonat me përparësi zhvillimin turistik, nga inventari i qeverisjes vendore, në pronësi të shtetit, me VKM, bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin nr. 8652 “Mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
Së treti, Presidenti argumenton edhe cenimin e parimit të sigurisë juridike, pasi sipas tij nuk tregohet mënyra, rregullat dhe procedurat për të vënë në dispozicion të investitorit pronën shtetërore, ndërkohë që termi “vënie në dispozicion” nuk njihet as nga KC i RSH-së.