Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një konferencë për shtyp ka prezantuar strategjinë e re kundër pandemisë së koronavirusit, në një kohë që e gjithë bota është vënë përballë variantit të ri shqetësues Omicron. Mes pikave kryesore të kësaj strategjie parashikohet shtimi i pikave të vaksinimit, dhënia e dozave përforcuese për të gjithë qytetarët, testimi i udhëtarëve, si dhe teste falas që do të shkojnë shtëpi më shtëpi.

“Ne do ta luftojmë këtë variant me shkencë dhe shpejtësi, jo me kaos dhe konfuzion. Ne kemi bërë përpara, përballë variantit Delta të COVID-19-s dhe do të ecim përpara edhe përballë variantit Omicron”, tha presidenti Biden.