Shqipëria ka marrë drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë 1 qershor për ta vijuar për një muaj. Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale me rastin e marrjes së kryesimit nga ana e Shqipërisë. Kreu i qeverisë shprehet se në Europë plagët e luftërave janë ende të hapur, ndërsa shton se lidhur me luftën në Ukrainë, duhet reagim i menjëhershëm për shmangien e viktimave të panumërta nga konfliktet e pakuptimta.

Po ashtu, Rama shprehet se Shqipëria është tashmë e privilegjuar që mund t’u japë zë bindjeve të saj dhe “ta drejtojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort.”