Presidenca i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë deklaroi se në zgjedhjet e 25 Prillit qytetarët do të zgjedhin midis drejtësisë dhe Ilir Metës. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook thotë se Ilir Meta i qëndron besnik Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së tij kur ishte kryetar i Kuvendit.

Më tej, presidenca shkruan se Rama nuk e kapi dot me Kushtetutë drejtësinë e re, por me ligje antikushtetuese. Blushi shkruan se Rama do të japë llogari para drejtësisë ndërkohë që i bën thirrje që të mos provokojë popullin.