Crystal Palace konfirmon veten si macja e zezë për Manchester City këtë sezon: pas rezultatit befasuese 0-2 në Etihad, në fakt vjen një 0-0 që ngadalëson vrapin e kampionëve në fuqi të Anglisë, të cilët shohin tashmë fare pranë Liverpool të Klopp. Skuadra e Guardiolës dominoi në Selhurst Park, por nuk ia doli të fitojë. Shumë raste: fillimisht Bernardo Silva gaboi pas grushtimit të Guaitas, më pas në të 26′ De Bruyne i shkoi pranë një Eurogolit me një të djathtë fluturimthi, të shpëtuar me instinkt nga portieri vendas, i aftë më pas të bllokojë në dy kohë goditjen e Mahrez. Shansin më të madh të ndeshjes e kishte Cancelo, që u ndal vetëm nga shtylla. Edhe Eagles, megjithatë, rrezikuan jo pak: Zaha provoi në hyrje të zonës, por pa inkuadruar portën. Para pushimit, City ndërtoi një tjetër mundësi, por goditja e Mahrezt kaloi pranë kryqëzimit të shtyllave.

Në pjesën e dytë, Bernardo Silva shkoi sërisht pranë golit, por portugezi, në krosimin e Grealish, goditi jashtë për pak centimetra. Sulmet e miqve u ndalën pas goditjes me kokë të Laportes të bllokuar nga Guaita, me Crystal Palace që i shko pranë goditjes së madhe me tentativën e Gallagher. Rezultati nuk u zhbllokua: përfundoi 0-0, një barazim që sigurisht gëzon më shumë Eagles, të cilat marrin rezultatin e katërt radhazi të dobishëm dhe ngjiten në 34 pikë. Zhgënjim për City e Guardiolës, i cili e mbylli ndeshjen pa bërë ndryshime: kampionët në fuqi të Anglisë arrijnë në kuotën e 70 pikëve, por Liverpool është tani -4 dhe ka një ndeshje për të rikuperuar.