Analisti dhe ish deputeti demokrat Preç Zogaj, që kohët e fundit është afishuar pro Bashës ka analizuar 4200 nënshkrimet e mbledhura nga berisha dhe ka shpjeguar se përse thirrje e kuvendit Kombëtar prej tyre është e pavlefshme. Por duke shkuar përtej debatit siërfaqssor se cila është data e duhur 11 apo 18, Zogaj është rekur të dekonstruktojë edhe mitin mbi të cilin po ngrihet fortuna e doktorrit. Sipas tij ajo mbështetet mbi shpikjen spekulative të Berishës: “Anëtarësia” kundër “Përfaqësisë”.
Dhe duke e bërë këtë ai ka vizatuar përshkrimin e tij për antarësisë e foltores:”këta firmëtarët që Berisha i quan “anëtarësia” janë vetëm një e njëzeta e anëtarësisë së Partisë Demokratike që ka tetëdhjetë mijë anëtare, me sa dihet. Këta firmëtarë janë “përfaqësues” gjithashtu, njëlloj si Basha, Bardhi e drejtuesit e tjetër me radhë, sepse janë sekretarë dhe kryetarë seksionesh, grupseksionesh, nëndegësh, degësh, anëtarë të këshillit kombëtar” ka shkruar ai në një opinion për Panorama.
Sipas Zogajt ata janë të ngjashëm me falangat e revolucionit kulturor maoist në fundin e viteve ’60 të shekullit të shkuar:“Anëtarësia” prej katër mijë vetësh janë në vështrimin e Berishës si hunveibinët e revolucionit kulturor kinez të kohës se Mao Ce Dunit që rrethonin zyrat e shtetit, poshtëronin e linçonin “burokracinë”, zyrtarët e shënjuar me gisht nga “timonieri i madh”, u fusnin lepurin në bark të tjerëve, të gjithë këto në emër të “vijës së masave”, turmave të manipuluara që politikanët autokratë e diktatorë e kanë zakon t’ua ndërsejnë kundërshtarëve të tyre për të larë hesape me ta”.