rama vucic

Zbardhen negociatat e padukshme, që çuan në shtyrjen e takimit Rama-Vuçiç në 10 nëntor. Mësohet se ka qenë këmbëngulja e kancelares gjermane, që vizita e Ramës të realizohej, siç u ra dakord në samitin e gushtit në Berlin. Ndërsa mosmarrëveshja kryesore, duket se ka qenë aktiviteti i Ramës në Preshevë.

Nuk nisi pas drones me banderolën e Shqipërisë etnikë në Beograd, nis para.
Duke iu referuar një burimi diplomatik në Beograd, “Lapsi. Al” zbuloi se që të martën herët në mëngjes, një delegacion i qeverisë serbe u ankua tek selia diplomatike e BE-së në Beograd, për një provokim të pritshëm nga shqiptarët, me supopozimin se në mesin e tyre ka provokatorë që kërkojnë të destabilizojnë Serbinë.
Pasi ndeshja shkoi siç gjithë bota e pa, loja diplomatike dhe ajo për të fituar publikun nisi e fortë dhe me tension. Ministri i Jashtëm serb nuk i ngrinte telefonin atij shqiptar, ndërsa mbanin Olsi Ramën si fajtor dhe media serbe, kishte gjetur kështu fajtorin e Shqipërisë së Madhe.
Po sipas burimit të Lapsit.al Vuçiç u ka telefonuar aleatëve ballkanikë ,të Maqedonisë, Malit të zi dhe Greqisë, si dhe kancelares Merkel për t’u ankuar për poshtërimin dhe diversionin shqiptar në mes të Beogradit.
Por për një ndeshje futbolli po luhej me zotimin që kryeministrat Vuçiç dhe Rama kishin marrë para kancelares Merkel më 28 gusht, për të thyer barrierat e vjetra në Ballkan.
Lapsi. al thotë se për stafin e Kancelares kjo ishtë një surprizë e pakëndshme, Vuçiç, po i kërkonte shtyrjen e vizitës së Ramës në Beograd dhe për axhendën gjermane të Ballkanit. Kryeministri serb e kishte arsyetuar mbajtjen e vizitës së Ramës në këtë situatë si shkatërrimtare politikisht për të, por arsyetimi nuk i ka hyrë në sy Kancelares, tek i ka thënë se nuk mund ta refuzojë takimin për shkak të një ndeshjeje futbolli.
Nga zyrtarë të Brukselit ndërkohë kryeministrit Rama i është përcjëllë porosia nga Beogradi për mundësinë e shtyrjes së vizitës.
“Jo, ka thënë Edi Rama. Shqipëria dhe unë s’kemi arsye të shtyjmë një vizitë që ishte planifikuar që më parë”.
E ndërsa në Shqipëri opozita i bënte thirrje kryeministrit ta shtynte takimin në Beograd, politikanët e lartë shtonin zërat për të bërë të pamundur pritjen e kryeministrit shqiptar. Por ambasada jonë në Beograd porositet të përforcojë deklaratën e Kryeministrit Rama se do të shkonte në Beograd, deklaratë e përsëritur kjo edhe pasi Daçiç u shfaq i pavendosur, nëse do ta priste homologun shqiptar apo jo.
Vuciv i ka kërkuar Ramës mirëkuptim përmes zyrtarëve të BE-së, por Kancelarja Merkel, ndërkohë, ka ritheksuar se futbolli s’ka asnjë lidhje me takimin politik.
Vjen dorëzimi i tij, i cili sipas burimeve të Lapsi.al ka filluar të lutet, duke thënë se mbajtja e takimit do të ishte vetëvrasje politike për të.
Duke luajtur dhe dështuar gur pas guri, ka propozuar që Rama të shkojë, por të anulojë vizitën tek shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Shumëkush në Berlin dhe Bruksel e pa këtë si një zgjidhje kompromisi. Por, këtë herë ishte Rama që nuk pranoi. Ai e cilësoi këtë ndryshim si një problem të madh politik që atij mund t’i krijohej me opozitën dhe patriotët e vendit të tij”.
Dhe pas refuzimit, Rama i bën homologut serb edhe një ofertë sfiduese “Nëse Vuçiç e ka të vështirë të më presë në Beograd, le të vijë ai ta bëjmë vizitën e parë në Tiranë. Këtu tek ne nuk ka rrezik”, ka thënë ai.
Sigurisht kjo nuk u mor parasysh dhe Vuçiç, po përmes ndërmjetësve europianë, kaloi në variantin tjetër që Rama vetë të hiqte dorë nga vizita.
Vjen refuzimi tjetër nga kryeministri shqiptar, i cili kërkoi të zbatohet marrëveshja e Berlinit, ose Vuçiç të deklaronte se ishte ai që i thotë jo vizitës së kryeministrit shqiptar.
Në lojë hyn sërish kancelarja Merkel, e cila pranon idenë e shtyrjes, jo përtej datës 10 nëntor, dhe duke qëndruar në axhendë vizita e Ramës në Preshevë.
Palët bien dakord. Negociohet biseda telefonike, e cila ka zgjatur jo pak por 45 minuta, për të dalë tek deklarata zyrtare:
Dy kryeministrat “ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara dhe se ata u morën vesh që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara, përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë.”
Në bisedë thuhet se është përmendur dhe vëllai i kryeministrit, të cilin homologu i tij serb e përdori si alibi për të nxitur tensionet dhe për të bërë të pamundur vizitën, por kjo siç sygjeron Lapsi.al, do të jetë një çështje që Rama dhe Vuçiç do të kenë mundësinë, ta zgjidhin, këtë herë sy më sy dhe pa ndërmjetësinë e Berlinit dhe Brukselit.