dogana tirane
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur përsëri një femër për të drejtuar doganat shqiptare. Ndonëse emërimet e para në tatime dhe dogana të dy zonjave, nuk i kanë dhënë rezultatet e duhura, kryeministri nuk heq dot dorë nga femrat. Kështu, këshilli i ministrave ka emëruar sot Pranvera Fagun si drejtoreshë të Përgjithshme të Doganave. Fagu vjen në këtë post pas largimit të shumëpërfolur të Elisa Spiropalit.
Si Spiropali ashtu Brisida Shehaj që drejton Tatimet, ishin emërime direkte të kryeministrit Rama.